Bota

Trump do të bisedojë me Putinin para vizitës nga Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë

Telefonata do të realizohet para se presidenti amerikan të presë homologun e tij ukrainas në Shtëpinë e Bardhë ku pritet të diskutojnë mundësinë e Ukrainës për marrjen e raketave ‘Tomahawk’ me rreze të gjatë veprimi

Diyar Güldoğan  | 16.10.2025 - Përdıtësım : 16.10.2025
Trump do të bisedojë me Putinin para vizitës nga Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë

Washington DC

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për Anadolu se presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të flasin në telefon, një ditë para një vizite në Washington nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Të premten, presidenti amerikan do të presë homologun e tij ukrainas në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të diskutojnë mundësinë e Ukrainës për marrjen e raketave ‘Tomahawk’ me rreze të gjatë veprimi.

Të martën, Trump tha se mbetet i “zhgënjyer” që Putini nuk i ka dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën. Duke kërkuar nga Putin që ta “zgjidhë vërtet” luftën, Trump tha se pret që Zelenskyy të kërkojë raketa lundrimi.

Të dielën, Trump tha se do të dërgojë raketa ‘Tomahawk’ në Ukrainë nëse lufta me Rusinë zgjidhet.

Më herët, Rusia ka paralajmëruar se dërgimi i mundshëm i raketave në Kiev mund të “përfundojë keq”.

Raketat ‘Tomahawk’ janë raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi dhe me drejtim të saktë.

Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar vazhdimisht se transferimet e sistemeve të tilla rrisin rreziqet e përshkallëzimit, ndërsa zyrtarët perëndimor kanë argumentuar se dërgesat e armëve kanë për qëllim të ndihmojnë Ukrainën të mbrojë territorin e saj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.