Bota

"Trump do të shkatërrojë ekonominë ruse në rast se nuk arrin rezultat në takimin me Putinin"

- "Trump do të përpiqet të arrijë marrëveshje, por nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, ai do të vazhdojë t‘i shesë armë vendeve të NATO-s për t‘i dërguar në Ukrainë", ka thënë një zyrtar

Emirhan Demir  | 13.08.2025 - Përdıtësım : 13.08.2025
"Trump do të shkatërrojë ekonominë ruse në rast se nuk arrin rezultat në takimin me Putinin"

Ankara

ANKARA (AA) - Pretendohet se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të përpiqet të "shkatërrojë ekonominë ruse" dhe të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me armë përmes vendeve të NATO-s, nëse nuk do të mund të arrijë rezultate në takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin më 15 gusht, transmeton Anadolu.

"Axios" në lajmin e saj duke cituar zyrtarë amerikanë, trajtoi atmosferën në Washington përpara takimit të Trumpit dhe Putinit në Alaska më 15 gusht, i cili do të përqendrohet në luftën Rusi-Ukrainë.

Një zyrtar i paidentifikuar tha se Trump është "ende i zemëruar" me Putinin dhe ka thënë se "Pikëpamja e përgjithshme për muaj të tërë ka qenë se ne mund ta shkatërrojmë lehtësisht ekonominë ruse. Nëse ai (Trump) detyrohet të mbajë anë, ai do të fillojë të shkatërrojë ekonominë ruse".

Zyrtari deklaroi se Trump do të përpiqet të arrijë marrëveshje, por nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, ai do të vazhdojë t'i shesë armë vendeve të NATO-s për t'i dërguar në Ukrainë.

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump shprehu shpresën e tij se një armëpushim do të dalë nga takimi i tij me Putinin më 15 gusht. "Mendoj se takimi im me Putinin do të shkojë mirë, por mund të shkojë edhe keq", tha ai.

Trump, i cili tha se beson që takimi me Putinin do të jetë "shumë konstruktiv", deklaroi se do t'i kërkojë udhëheqësit rus "t'i japë fund luftës".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.