Bota

Trump do të nënshkruajë urdhrin që e përcakton lëvizjen Antifa si organizatë terroriste

“Antifa do të përcaktohet si organizatë e brendshme terroriste. Presidenti synon ta nënshkruajë atë urdhër ekzekutiv shumë shpejt, sapo të hartohet, që sot, më vonë këtë pasdite”, tha Shtëpia e Bardhë.

Michael Gabriel Hernandez  | 22.09.2025 - Përdıtësım : 22.09.2025
Trump do të nënshkruajë urdhrin që e përcakton lëvizjen Antifa si organizatë terroriste

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që e përcakton Antifa-n si një organizatë të brendshme terroriste “që sot”, njoftoi të hënën Shtëpia e Bardhë, raporton Anadolu.

“Antifa do të përcaktohet si organizatë e brendshme terroriste. Presidenti synon ta nënshkruajë atë urdhër ekzekutiv shumë shpejt, sapo të hartohet, që sot, më vonë këtë pasdite”, u tha gazetarëve zëdhënësja Karoline Leavitt.

“Kjo është diçka për të cilën presidenti bëri fushatë, sepse kemi parë një rritje të dhunës të kryer nga njerëz radikalë të Antifa-s”, shtoi ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın