Trump: Diçka e mirë mund të ndodhë në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë
"Është me të vërtet e mundur të ketë përparim të madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës", shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale "Truth Social"
Istanbul
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sugjeroi sot se mund të ketë përparim në negociatat e paqes Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.
"Është me të vërtet e mundur të ketë përparim të madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës", shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale "Truth Social".
"Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur", shtoi ai.
Komentet pasuan bisedimet midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas të dielën në Gjenevë të Zvicrës mbi një propozim paqeje me 28 pika.
Propozimi i draftit thuhet se kërkon që Ukraina të lëshojë territor, të kufizojë madhësinë e saj ushtarake dhe të tërheqë kërkesën për anëtarësim në NATO.
Pas diskutimeve, SHBA-ja dhe Ukraina hartuan një kornizë paqeje "të përditësuar dhe të rafinuar", sipas një deklarate të përbashkët ku thuhej se bisedimet treguan "përparim domethënës drejt përafrimit të pozicioneve dhe identifikimit të hapave të qartë të mëtejshëm".
Kremlini njoftoi sot se Moska nuk ka marrë informacion nga Washingtoni në lidhje me konsultimet e Gjenevës, duke thënë se Rusia do të presë rezultatin përpara se të vlerësojë ndryshimet e mundshme në dokument.
