Trump dhe Netanyahu do të takohen më 29 dhjetor për të diskutuar fazën e dytë të armëpushimit në Gaza
Raportohet se pika kryesore e rendit të ditës së takimit Trump-Netanyahu do të jetë kalimi në fazën e dytë të armëpushimit në Rripin e Gazës
Ankara
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, raportohet se do të takohen më 29 dhjetor për të diskutuar fazën e dytë të armëpushimit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Media lokale raportoi se Netanyahu po planifikon një vizitë zyrtare në SHBA nga 28 dhjetori deri më 4 janar.
Trump pritet ta presë Netanyahun në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida më 29 dhjetor.
Në lajm thuhet se pika kryesore e rendit të ditës së takimit Trump-Netanyahu do të jetë kalimi në fazën e dytë të armëpushimit në Rripin e Gazës.
Një raport në shtypin izraelit në javët e fundit tregoi se administrata Trump donte të shpallte fazën e dytë të armëpushimit në Gaza para Vitit të Ri.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman, Friedrich Merz dje, Netanyahu tha se faza e dytë e armëpushimit në Gaza "mund të fillojë së shpejti".
Netanyahu deklaroi se faza e parë e armëpushimit është përfunduar kryesisht dhe se ata do të diskutojnë fazën e dytë të armëpushimit gjatë takimit të tyre me Trumpin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
