Bota

Trump: DEASH ka humbur të gjithë territorin që dikur ishte nën kontrollin e tij

Trump këtë e njoftoi në komentet para gazetarëve pas mbërritjes së tij në Florida, duke shfaqur një hartë që tregonte rajonet e kontrolluara të DEASH-it në të kaluarën krahasuar me statusin e tanishëm të këtij grupi terrorist

Michael Hernandez  | 22.03.2019 - Përdıtësım : 23.03.2019
Trump: DEASH ka humbur të gjithë territorin që dikur ishte nën kontrollin e tij Foto: AA/Arhiv

Washington

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se pas një fushate afro 5-vjeçare të udhëhequr nga SHBA-të, “grupi terrorist DEASH ka humbur të gjithë territorin në Irak dhe Siri që dikur ishte nën kontrollin e tij”, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump këtë e njoftoi në komentet para gazetarëve pas mbërritjes së tij në Florida, duke shfaqur një hartë që tregonte rajonet e kontrolluara të DEASH-it në të kaluarën krahasuar me statusin e tanishëm të këtij grupi terrorist.

“Aty është ISIS-i (DEASH-i) dhe kjo është ajo që kemi tani pas natës së kaluar. Mendoj se ka të bëjë me kohën”, tha Trump, duke treguar një hartë të rajonit të çliruar nga grupi terrorist.

Trump në disa raste në të kaluarën gabimisht ka pohuar disfatën e DEASH-it.

Mirëpo, ky njoftim pasoi pasi presidenti amerikan "u informua gjatë fluturimit nga sekretari i mbrojtjes, Patrick Shanahan", zëdhënëdhësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u tha gazetarëve në bordin e Air Force One.

Sanders tha se ishte Pentagoni, jo presidenti, i cili “njoftoi për disfatën e DEASH-it”.

Forcat aleate të SHBA-ve kanë luftuar DEASH-in në rajonin e tyre të fundit në Baghouz të Sirisë.

Trump gjatë kohë ka premtuar se do të tërheq dy mijë trupat amerikanë nga Siria e shkatërruar nga lufta pas disfatës së DEASH-it. Por, paralajmërimi i papritur i tij në muajin dhjetor i turbulloi aleatët ndërkombëtarë dhe mori përkrahje të konsiderushme nga ligjvënësit amerikanë, disa prej të cilëve janë çelësi i axhendës legjislative të presidentit.

Trump ka pranuar që disa trupa të qëndrojnë në verilindje të vendit, me Shtëpinë e Bardhë e cila thekson se rreth 200 trupa do të mbeten si pjesë e një force paqeruajtëse ndërkombëtare në veri, ndërsa një numër pothuajse i njëjtë do të përdoren për të siguruar një garnizon përgjatë një rruge strategjike në juglindje.

Por, numri është kontestuar me të paktën një raport që sugjeron se shifra totale e trupave duhet të jetë afër një mijë, një kërkesë e mohuar nga Pentagoni.

Megjithatë, Wall Street Journal raportoi se Washingtoni po kërkon të vazhdoj bashkëpunimin me SDF-në e drejtuar nga YPG-ja, pavarësisht paralajmërimeve të Turqisë se do të kryej një operacion ndërkufitar kundër degës siriane të PKK-së.

PKK-ja është një organizatë terroriste e listuar në SHBA dhe Turqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.