Bota

Trump: Armëpushimi në Gaza do të arrihet “brenda javës së ardhshme”

Presidenti amerikan theksoi se një "situatë e tmerrshme" po ndodh në Gaza

Diyar Güldoğan  | 28.06.2025 - Përdıtësım : 28.06.2025
Trump: Armëpushimi në Gaza do të arrihet “brenda javës së ardhshme”

Washington

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka deklaruar se një armëpushim në Rripin e Gazës do të arrihet së shpejti, transmeton Anadolu.

"Mendoj se është afër," u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale kur u pyet se sa afër është administrata e tij me një marrëveshje për sa i përket një armëpushimi në Gaza.

"Sapo fola me disa nga njerëzit e përfshirë. Mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim", tha Trump.

Presidenti amerikan theksoi se një "situatë e tmerrshme" po ndodh në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın