Trump anulon dokumentet e epokës së Bidenit të nënshkruara me "autopen"
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ka anuluar të gjitha dokumentet, përfshirë faljet presidenciale, që u nënshkruan nga ish-presidenti Joe Biden duke përdorur "autopen"
Washington
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se ka anuluar të gjitha dokumentet, përfshirë faljet presidenciale, që u nënshkruan nga ish-presidenti Joe Biden duke përdorur "autopen", transmeton Anadolu.
"Çdo dhe të gjitha dokumentet, proklamimet, urdhrat ekzekutiv, memorandumet apo kontratat, të nënshkruara me urdhër të të ashtuquajturit dhe të paautorizuarit 'autopen', brenda administratës së Joseph R. Biden Jr., shpallen të pavlefshme, të paqena dhe pa asnjë fuqi apo efekt”, tha Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.
Ai shtoi se individët që morën falje presidenciale, ulje dënimi ose dokumente të tjera ligjore që mbanin nënshkrim me "autopen" duhet t'i konsiderojnë ato dokumente të pavlefshme.
"Çdokush që ka marrë 'falje', 'zbutje dënimi' ose çfarëdo dokumenti tjetër ligjor të nënshkruar në këtë mënyrë, ju bëjmë me dije se dokumenti në fjalë është anuluar plotësisht dhe përfundimisht dhe nuk ka asnjë efekt ligjor", tha Trump.
"Autopen"-i është pajisje që përdoret për të replikuar me saktësi nënshkrimin e një personi dhe është përdorur prej dekadash nga presidentë të të dyja partive.
