Bota

Trump: Aliyev dhe Pashinyan do të nënshkruajnë "marrëveshje paqeje" në Shtëpinë e Bardhë

"Pres me padurim presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, në Shtëpinë e Bardhë (të premten) për një samit historik paqeje", tha Trump

Hakan Çopur  | 08.08.2025 - Përdıtësım : 08.08.2025
Trump: Aliyev dhe Pashinyan do të nënshkruajnë "marrëveshje paqeje" në Shtëpinë e Bardhë

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, do të nënshkruajnë "marrëveshje paqeje" në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në llogarinë e tij "Truth Social", Trump tha se do të presë sot Aliyevin dhe Pashinyanin në Shtëpinë e Bardhë.

"Pres me padurim presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, në Shtëpinë e Bardhë (të premten) për një samit historik paqeje. Presidenti Aliyev dhe kryeministri Pashinyan do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Shtëpinë e Bardhë", tha Trump.

Duke thënë se të dy vendet kanë qenë në luftë për shumë vite dhe se administrata e tij ka punuar për muaj të tërë për t'i dhënë fund këtij konflikti, Trump pretendon se "ai e ndaloi luftën".

"Jam krenar për këta udhëheqës të guximshëm që po bëjnë atë që është e drejtë për popujt e mëdhenj të Armenisë dhe Azerbajxhanit. Kjo do të jetë ditë historike për Armeninë, Azerbajxhanin, SHBA-në dhe botën", tha Trump duke shtuar se do të nënshkruante marrëveshje të veçanta ekonomike me të dy vendet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.