Bota

Treni prej çokollate i gjatë prej 55,27 metra hyn në Librin e Rekordeve Guinness

Produkti rekordmbajtës është dizajnuar nga pastiçerë italianë dhe maltezë

Dzihat Aliju  | 26.01.2026 - Përdıtësım : 26.01.2026
Treni prej çokollate i gjatë prej 55,27 metra hyn në Librin e Rekordeve Guinness Foto: Michele Luigi Edoardo Novaga/AA

Milano

Treni më i gjatë prej çokollate në botë hyn në Librin e Rekordeve Guinness në Milano të Italisë, raporton Anadolu.

Treni prej çokollate, me gjatësi 55,27 metra dhe peshë 2.300 kilogramë, ekspozohet në Piazza Città di Lombardia.

Produkti rekordmbajtës është dizajnuar nga pastiçerë italianë dhe maltezë, të ndihmuar nga nxënës të rinj nga shkolla dhe qendrat e trajnimit profesional.

Projekti është punë e Andrew Farrugia, një pastiçer nga ITS Malta, dhe krijimi i tij tani ka hyrë në librat e rekordeve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın