Bota

Tregjet e Krishtlindjeve në Berlin tërheqin turma njerëzish në vendet ikonike të qytetit

Tezgat në tregje ofrojnë një gamë të gjerë ushqimesh dhe pijesh, dhuratash, punime artizanale dhe dekorimesh Krishtlindjesh

Ajdin Aliji  | 16.12.2025 - Përdıtësım : 16.12.2025
Tregjet e Krishtlindjeve në Berlin tërheqin turma njerëzish në vendet ikonike të qytetit

Berlin

Tregjet e Krishtlindjeve të ngritura në vende ikonike në të gjithë kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, po tërheqin turma të mëdha ndërsa afrohet sezoni i festave, raporton Anadolu.

Tregjet e ngritura në pjesë të ndryshme të qytetit, përfshirë vendndodhjen e njohur përpara Kishës Memoriale Kaiser Wilhelm, e njohur zakonisht si "Kisha e Rrënuar", janë bërë destinacione për banorët vendas dhe vizitorët e huaj poashtu.

Tezgat në tregje ofrojnë një gamë të gjerë ushqimesh dhe pijesh, dhuratash, punime artizanale dhe dekorimesh Krishtlindjesh.

Vizitorët shijojnë ëmbëlsirat sezonale dhe përjetojnë atmosferën festive ndërsa përgatitjet për vitin e ri vazhdojnë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın