Tre të vrarë nga sulmi ajror izraelit në jug të Libanit
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, të paktën 886 persona janë vrarë dhe 2.141 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 2 marsi
Stamboll
Tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën sot në një sulm ajror izraelit në jug të Libanit, transmeton Anadolu.
Agjencia shtetërore kombëtare e lajmeve raportoi se sulmi kishte në shënjestër qytetin Bint Jbeil, në përshkallëzimin e fundit të sulmeve izraelite në vendin arab.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, të paktën 886 persona janë vrarë dhe 2.141 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 2 marsi.
Përshkallëzimi aktual rajonal filloi pasi sulmet e vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit filluan më 28 shkurt. Izraeli më vonë zgjeroi operacionet kundër Hezbollahut në Liban, pavarësisht armëpushimit që u arrit në fund të vitit 2024.
