Bota

Tre shtetas turq fitojnë çmimet më të larta civile në Pakistan

Dy deputetët Ali Şahin dhe Muhammet Balta, si dhe një zyrtar i lartë i shëndetësisë, Selami Kılıç, u nderuan me çmimet civile të Pakistanit

Amir Latif Arain  | 14.08.2019 - Përdıtësım : 15.08.2019
Tre shtetas turq fitojnë çmimet më të larta civile në Pakistan

Karachi

Pakistani ka njoftuar se do t'ua ndajë çmimet më të larta civile tre shtetasve turq, dy deputetëve dhe një zyrtari të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë shënimit të 73-vjetorit të Ditës së Pavarësisë të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).

Një kumtesë zyrtare thotë se presidenti i Pakistanit Arif Alvi ka miratuar që çmimi i tretë më i lartë civil i vendit, çmimi "Sitara-e-Quaid-i-Azam", t'u takojë Ali Şahin dhe Muhammet Balta, të dy anëtarë të Parlamentit turk, duke njohur shërbimet e tyre për promovimin e miqësisë midis Turqisë dhe Pakistanit.

Që të dy përfaqësojnë partinë në pushtet Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Parlamentin turk.

Ish zv/ministri për çështje evropiane, Şahin, aktualisht kryeson me grupin ndër-parlamentar për miqësi mes Turqisë dhe Pakistanit. Balta, deputet nga Trabzoni, qytet në bregdetin e Detit të Zi në Turqinë verilindore, ishte udhëheqës i mëparshëm i të njëjtit grup.

Presidenti Alvi gjithashtu miratoi edhe një çmim "Sitara-e-Imtiaz" për Selami Kılıç, i cili kryeson me çështjet evropiane dhe me çështjet e jashtme në Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë, për kontributin e dhënë ndaj Pakistanit.

Çmimet formalisht do të jepen gjatë një ceremonie që do të mbahet në prag të Ditës së Pakistanit, në 23 Mars 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.