Bota

Tre persona të vrarë nga të shtënat në Australi

Incidenti me armë zjarri ndodhi në zonën Lake Cargelligo të Uellsit të Ri Jugor

Riyaz Khaliq Khaliq  | 22.01.2026 - Përdıtësım : 22.01.2026
Tre persona të vrarë nga të shtënat në Australi

Stamboll

Të paktën tre persona u vranë të enjten në Uellsin e Ri Jugor, njoftoi policia australiane, transmeton Anadolu.

Policia e Uellsit të Ri Jugor bëri të ditur se hetimet janë duke vazhduar "pas raportimeve për një incident me armë zjarri ku tre persona kanë humbur jetën në zonën Lake Cargelligo".

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Walker, pranë rrugës Yelkin, në zonën Lake Cargelligo.

"Në total kanë humbur jetën tre persona - dy gra dhe një burrë", thuhet në deklaratën e policisë.

Në njoftim shtohet se një burrë tjetër është dërguar në spital "në gjendje serioze, por të qëndrueshme".

"Publikut u bëhet thirrje të shmangë zonën, ndërsa banorëve lokalë u kërkohet të qëndrojnë brenda shtëpive", thuhet më tej.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.