Bota

Tre motra e mësuan përmendësh Kuranin gjatë luftës në Gaza

Tre motra nga Gaza e mësuan Kuranin përmendësh nën sulmet intensive të Izraelit

Ajdin Aliji  | 08.08.2025 - Përdıtësım : 08.08.2025
Tre motra e mësuan përmendësh Kuranin gjatë luftës në Gaza Foto: Doaa Albaz/AA

Shkup

Tre motra palestineze, Hala, Alma dhe Sama Kamil Mohammed al-Misri të cilat jetojnë në Rripin e Gazës nën sulmet intensive izraelite, e mësuan përmendësh të gjithë Kuranin nën udhëzimin e motrës së tyre më të madhe, Nada, e cila është hafize gjithashtu, raporton Anadolu.

Familja, e cila jeton në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, vazhdoi trajnimin e tyre të memorizimit të Kuranit në një xhami të vogël me tendë të ndërtuar pasi migruan nga Rafah.

Me inkurajimin e motrës së tyre, motrat përfunduan hifzin gjatë luftës, shkatërrimit dhe humbjes.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın