Bota

Transportuesi kombëtar holandez KLM shtyn rifillimin e fluturimeve për në Tel Aviv

Transportuesi holandez KLM tha sot se nuk do të rifillojë fluturimet për në kryeqytetin izraelit Tel Aviv për momentin, duke përmendur kushtet e sigurisë dhe fizibilitetin operacional

Burak Bir  | 28.01.2026 - Përdıtësım : 28.01.2026
Transportuesi kombëtar holandez KLM shtyn rifillimin e fluturimeve për në Tel Aviv

Londër

Transportuesi holandez KLM tha sot se nuk do të rifillojë fluturimet për në kryeqytetin izraelit Tel Aviv për momentin, duke përmendur kushtet e sigurisë dhe fizibilitetin operacional, transmeton Anadolu.

"Bazuar në situatën aktuale të sigurisë dhe fizibilitetin operacional, ne kemi vendosur të mos rifillojmë fluturimet tona për në Tel Aviv për momentin", tha KLM në një deklaratë.

Duke thënë se ata tashmë po operojnë fluturime për në destinacione të tjera në rajon, siç është kryeqyteti i Arabisë Saudite, Riadi, dhe qyteti i Dammam-it, deklarata vuri në dukje se fluturimet për në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet të rifillojnë të premten.

"Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën. Sapo të jetë e sigurt dhe e përgjegjshme ta bëjmë këtë, ne synojmë t'u ofrojmë klientëve tanë lidhje të besueshme sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi ajo.

Të shtunën, transportuesi holandez njoftoi se për shkak të "situatës gjeopolitike", KLM po shmangte hapësirën ajrore të Iranit, Irakut dhe Izraelit si një masë paraprake.

Kohët e fundit, disa transportues ajrorë evropianë kanë anuluar fluturimet e tyre për në disa vende në rajon, duke përmendur shqetësime për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit.

Presioni i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit është intensifikuar që kur shpërthyen protestat mbarëkombëtare iraniane në fund të dhjetorit për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike dhe të jetesës. Deklaratat e zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë kanë treguar gjithashtu ambiciet për të parë rënien e sistemit politik të Iranit, i cili është në fuqi që nga viti 1979.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.