Bota

Transporti alternativ në Gaza: Karrocat me kuaj dhe gomarë

Për shkak të mbylljes së pikave kufitare dhe bllokadës së vazhdueshme në Gaza, shumica e taksive nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbim pasi nuk mund të furnizohen me naftë dhe benzinë

Alban Agushi  | 05.05.2025 - Përdıtësım : 05.05.2025
Transporti alternativ në Gaza: Karrocat me kuaj dhe gomarë

Ankara

Palestinezët, të cilët po përjetojnë mungesë karburanti për shkak të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, për transport po përdorin karroca të tërhequra nga gomarë dhe kuaj, raporton Anadolu.

Për shkak të mbylljes së pikave kufitare dhe bllokadës së vazhdueshme në Gaza, shumica e taksive nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbim pasi nuk mund të furnizohen me naftë dhe benzinë.

Palestinezët në qytetin Khan Younis përdorin karroca që tërhiqen nga gomarë dhe kuaj gjatë udhëtimeve të tyre.

Zyrtarë të BE-së dhe organizatave të OKB-së i kanë bërë thirrje Izraelit të heqë bllokadën ndaj Gazës dhe të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme mëngjesin e 18 marsit, pas armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar në Rripin e Gazës. Prej më shumë se dy muajsh Izraeli nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, numri i palestinezëve që kanë humbur jetën është rritur në 52.495 ndërsa numri i të plagosurve në 118.366.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın