Tradita 80-vjeçare e vitit të ri në Itali: "Tuffo nel Tevere", kërcimi në lumin Tiber
Edhe këtë vit vazhdoi tradita 80-vjeçare e Romës duke kërcyer në lumin Tiber i cili njihet si "Tuffo nel Tevere"
Romë
Në kryeqytetin e Italisë, Romë, tradita "Tuffo nel Tevere" (Hidhu në Tiber), e cila ka vazhduar që nga viti 1946, vazhdoi edhe këtë vit me kërcime, raporton Anadolu.
Mes duartrokitjeve të turmës së mbledhur në urën historike Cavour, një grup, përfshirë vullnetarë që vazhdojnë këtë trashëgimi 80-vjeçare, kërcyen nga një lartësi prej rreth 18 metrash në ujërat e lumit Tiber.
Në kujtim të Rick De Sonay, belgut që filloi traditën, gjesti i kërcimtarëve për t'i dhënë audiencës një shenjë "OK" pasi dolën nga uji i shtoi spektaklit shumëngjyrësh edhe këtë vit.
Eventi i këtij viti pa një të parë: dy turistë shoqëruan kërcimtarët profesionistë, një gjest që u prit me interes nga banorët e Romës.
