Bota

Toyota ndërpret prodhimin pas shpërthimit në fabrikën e furnizuesit të pjesëve

Kompania tha se 10 linja prodhimi në 6 fabrika në Japoni kanë ndërprerë funksionimin përkohësisht

Ahmet Furkan Mercan  | 17.10.2023 - Përdıtësım : 18.10.2023
Toyota ndërpret prodhimin pas shpërthimit në fabrikën e furnizuesit të pjesëve

Tokio

Toyota Motor ka ndërprerë përkohësisht prodhimin në gjashtë fabrikat e saj pas një shpërthimi në fabrikën e furnizuesit të pjesëve Chuo Spring Co, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve, shpërthimi ka ndodhur në provincën Aichi, në të cilin u plagosën dy punëtorë dhe shkaktoi dëme në furrat e tharjes në objekt.

Sipas prodhuesit japonez Toyota, për shkak të mungesës së furnizimit me pjesë pas shpërthimit, 10 linja prodhimi në gjashtë fabrika në Japoni u ndërprenë përkohësisht.

Në deklaratën e saj tha se mbetet e pa qartë se kur linjat e prodhimit do të rifillojnë gjatë javës.

Linjat e prodhimit të prekura thuhet se i përkasin modeleve Land Cruiser dhe RAV4 të Toyota-s.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın