Bota, Ekonomi

"Toyota" do të ndërtojë fabrikë të baterive të automjeteve në SHBA

Kompanitë "Toyota Motor North America" dhe "Toyota Tsusho" do të bashkëpunojnë për të ndërtuar një fabrikë të baterive në SHBA

Ahmet Furkan Mercan  | 19.10.2021 - Përdıtësım : 20.10.2021
"Toyota" do të ndërtojë fabrikë të baterive të automjeteve në SHBA

Tokio

Kompania japoneze e automjeteve "Toyota Motor" do të ndërtojë një fabrikë të baterive të automjeteve në SHBA për të zgjeruar zinxhirin e furnizimit të baterive litium-jon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së prodhuesit japonez, kompanitë "Toyota Motor North America" dhe "Toyota Tsusho" do të bashkëpunojnë për të ndërtuar një fabrikë të baterive në SHBA.

Objekti, i cili është planifikuar të hyjë në shërbim në vitin 2025 dhe të arrijë një investim prej 1.29 miliardë dollarë deri në vitin 2031, do të synojë zgjerimin e zinxhirit të furnizimit të baterive litium-jon.

Nuk janë dhënë informacione mbi vendndodhjen dhe kapacitetin prodhues të objektit.

Sipas agjencisë Kyodo drejtori ekzekutiv i "Toyota Motor North America", Tetsuo Ogawa tha se "Ky investim do të ndihmojë që automjetet elektrike të jenë më të përballueshme për konsumatorët amerikanë".

"Më e rëndësishmja, ajo gjithashtu do të rrisë punësimin amerikan të lidhur me të ardhmen e lëvizshmërisë", tha Ogawa.

Sipas informacioneve që Kyodo bazohet në "Toyota", thuhet se 25 për qind e shitjeve të kompanisë japoneze në SHBA përbëhen nga automjete elektrike.

Sipas parashikimeve të kompanisë, kjo normë pritet të arrijë në 70 për qind deri në vitin 2030.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın