Bota

Tonga lehtëson paralajmërimin për cunami "të rrezikshëm" pas një tërmeti 7.6 ballësh

Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të mëdha, ndërsa tërmeti u ndje në gjithë shtetin ishullor të Paqësorit Jugor

Riyaz Khaliq Khaliq  | 24.03.2026 - Përdıtësım : 24.03.2026
Tonga lehtëson paralajmërimin për cunami "të rrezikshëm" pas një tërmeti 7.6 ballësh

Washington/Stamboll

Tonga lehtësoi paralajmërimin e saj për cunami "të rrezikshëm", i cili u vendos pas një tërmeti me magnitudë 7.6 ballësh që goditi qytetin Neiafu, transmeton Anadolu.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti goditi 153 kilometra në perëndim të Neiafu-s.

Ai ndodhi në një thellësi prej 237,5 kilometrash.

Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të mëdha.

Shërbimi Meteorologjik i Tongës ka lehtësuar paralajmërimin për cunami për disa zona, përfshirë Vava'u, Tongatapu, 'Eua, Ha'apai dhe Niuas, thuhet në një deklaratë në rrjetin social të kompanisë amerikane Facebook.

Më herët, Shërbimi Meteorologjik i Tongës kishte lëshuar një paralajmërim kombëtar për një cunami të mundshëm, duke shtuar se tërmeti u ndje në gjithë vendin.

"Një cunami i rrezikshëm mund të ndodhë brenda pak minutash", thuhej në një deklaratë në rrjetin social të kompanisë amerikane X, duke u bërë thirrje njerëzve të evakuohen në vende më të sigurta.

Neiafu, qyteti i dytë më i madh në Tonga, ka një popullsi prej pak më pak se 4.000 banorësh dhe ndodhet në një port me ujëra të thella në bregun jugor të Vava'u, ishulli kryesor i arkipelagut Vava'u në veri të Tongës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın