Bota

Tokio me kafeteri ku përpos kafes paguhet edhe shoqërimi me iriqë

Për shoqërim me iriq deri në gjysëm ore, qytatarët dhe turistët në kryeqendrën e Japonisë paguajnë rreth tetë euro

Ekip  | 13.06.2016 - Përdıtësım : 14.06.2016
Tokio me kafeteri ku përpos kafes paguhet edhe shoqërimi me iriqë

Tokio

TOKIO (AA) - Banorët e kryeqytetit japonez Tokio kanë në dispozicion edhe një kafeteri "animal-themed" ku ata kanë mundësi të shoqërohen me lloje të ndryshme të iriqëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas qenve dhe maceve adhuruesit në Tokio do të kenë mundësi që të porosisin kafe dhe të rrinë me gjitarët gjemborë shumë të famshëm.

Për shoqërim me iriq deri në gjysëm ore, qytatarët dhe turistët në kryeqendrën e Japonisë paguajnë rreth tetë euro. Gjatë fundjavës ulja në kafeterinë "Harry" është 10 euro, ndërsa çdo foto me ta dhe ushqimi që i jepet kushton katër euro.

Vizitorët në "Harry" që duan të kalojnë kohën me iriqët në radhë të parë duhet të dezinfektojnë duart, dhe pastaj zgjedhin njërin nga kafshët nga raftet prej xhami me të cilat ata kanë mundësinë edhe për t'u argëtuar.

Ideja, sipas punonjësve, është për të ndryshuar imazhin rreth iriqëve, dhe për t'u treguar adhuruesve të kafshëve se iriqët janë të butë dhe nuk janë të rrezikshëm, pa marrë parasysh se disa nuk u afrohen për shkak të gjembave. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın