Bota

Tiranë, mbahet ceremonia e diplomimit për nxënësit e shkollës së Fondacionit Turk Maarif

- Ceremonia e diplomimit është organizuar për maturantët dhe nxënësit ciklit 9-vjeçar të "New York Schools"

Fatjon Cuka  | 02.07.2025 - Përdıtësım : 02.07.2025
Tiranë, mbahet ceremonia e diplomimit për nxënësit e shkollës së Fondacionit Turk Maarif Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

TIRANË (AA) - Në Shqipëri është mbajtur ceremonia e diplomimit për nxënësit e "New York Schools", shkolla e Fondacionit Turk Maarif, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e një hoteli në Tiranë për maturantët dhe nxënësit ciklit 9-vjeçar ishin të pranishëm anëtari i Bordit të Administratorëve të Fondacionit Turk Maarif, Hasan Ulusoy, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, këshilltari për Çështjet e Arsimit pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, Metin Bulut, administratori i "New York Schools", Hasan Dede, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke, mësues dhe prindër.

Gjatë fjalës në ceremoni, Ulusoy theksoi se Fondacioni Maarif është një markë botërore që operon në 55 vende të botës. Ai theksoi se në Shqipëri ofrojnë një arsim cilësor.

"Shkolla jonë dhe nxënësit tanë me arritjet e tyre ndërkombëtare që kanë fituar shumë medalje na bëjnë të ndihemi krenarë", tha Ulusoy.

Duke iu drejtuar maturantëve, Ulusoy theksoi se me cilësinë e arsimit dhe edukimit që kanë do të ishin krenarë që të ishin pjesë e universiteteve në Turqi dhe sipas tij kjo do të forconte dhe lidhjet mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Dede, administratori i "New York Schools", në fjalën e tij në ceremoni u shpreh se në themel të arritjeve qëndron koncepti për arsimim cilësor dhe vizioni për zhvillimin e vazhdueshëm

"Shkolla jonë që prej vitit 2018 kur u bë pjesë e rrjetit arsimor të Fondacionit turk Maarif ka njohur një zhvillim të qëndrueshëm që na bën të gjithëve krenarë. Gjatë këtij procesi ne si kampus i Tiranës kemi shumëfishuar sukseset tona akademike, nxënssit tanë kanë arritur rezultate të shkëlqyera jo vetëm në Shqipëri, por edhe në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare në vende të ndryshme të botës", tha Dede.

Dede theksoi se mendon për fëmijët në Gaza "të cilëve u është ndërprerë arsimimi dhe nuk kanë mundësi të përjetojnë gëzimin e diplomimit për shkak të gjenocidit që po vazhdon".

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe drejtoresha didaktike e Gjimnazit "New York High School", Lidra Meidani.

Fondacioni Turk Maarif, përveç Universitetit të New Yorkut në Tiranë, administron edhe disa institucione arsimore në sistemin parauniversitar në Shqipëri, si në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın