Bota

Tifozët e Galatasaray-it tregojnë solidaritet me Palestinën para ndeshjes së UEFA-s me Eintracht Frankfurt

Gjatë marshimit drejt stadiumit në Frankfurt, tifozët shprehën solidaritet me palestinezët duke bërë thirrje për liri për Palestinën dhe duke protestuar kundër gjenocidit të vazhdueshëm izraelit në Gaza

Abdulbesar Ademi  | 18.09.2025 - Përdıtësım : 18.09.2025
Tifozët e Galatasaray-it tregojnë solidaritet me Palestinën para ndeshjes së UEFA-s me Eintracht Frankfurt

Frankfurt

Tifozët e skuadrës turke Galatasaray kanë shprehur solidaritet me Palestinën përpara ndeshjes së tyre të UEFA Ligës së Kampionëve kundër skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt, duke brohoritur slogane në mbështetje të Palestinës teksa marshuan drejt stadiumit, raporton Anadolu.

Mijëra tifozë të skuadrës Galatasaray u mblodhën në sheshin Romerberg në Frankfurt përpara ndeshjes së UEFA Ligës së Kampionëve.

Tifozët brohoritën slogane dhe marshuan nën praninë e madhe të policisë përpara se të shkonin drejt stadiumit të Frankfurtit, vendit ku do të zhvillohet ndeshja.

Gjatë marshimit drejt stadiumit në Frankfurt, tifozët shprehën solidaritet me palestinezët duke bërë thirrje për liri për Palestinën dhe duke protestuar kundër gjenocidit të vazhdueshëm izraelit në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.