Bota

Themeluesi i "Wagner"-it, Prigozhin: Putin është mashtruar nga stafi i tij ushtarak

Themeluesi i "Wagner"-it, Prigozhin pretendon se presidenti rus Putin është mashtruar nga ministri i Mbrojtjes, Shoigu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë-së, Gerasimov

Ruslan Rehimov  | 22.06.2023 - Përdıtësım : 22.06.2023
Themeluesi i "Wagner"-it, Prigozhin: Putin është mashtruar nga stafi i tij ushtarak

Moskë

Themeluesi i kompanisë ruse të sigurisë "Wagner", Yevgeny Prigozhin pretendon se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është mashtruar nga ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë-së, Valery Gerasimov, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për shtypin lokal, Prigozhin ka mbrojtur idenë e tij se zyrtarët ushtarakë kanë vendosur përpara Putinit dokumente që përfshijnë gënjeshtra.

"Kur grupi 'Wagner' mori kontrollin e qytetit Bakhmut, lejuam të gjithë gazetarët e luftës të shkonin atje për të parë të vërtetën. Por, asnjëri prej tyre nuk foli për mijëra tanke dhe automjete të blinduara të shkatërruara. Të gjithë përmendën fjalë boshe. Tani atje (në zonën e konfliktit) nuk marrin askënd. Nuk tregojnë asgjë. Sepse ka probleme shumë të mëdha. Shoigu dhe Gerasimov kanë një qasje të thjeshtë. Ata sajojnë gënjeshtra të tmerrshme që njerëzit t'u besojnë. Kjo është ajo që po bëjnë", tha Progozhin.

Ai theksoi se Rusia ka nevojë për mobilizim të ri. "Ka humbje shumë serioze, përfshirë të vdekur dhe të plagosur. Numri i ushtarëve në njësi ka rënë. Më parë në një njësi ishin 100 ushtarë ndërsa tani janë rreth 60 ushtarë. Për shkak të numrit të ulët të personelit, edhe numri i vdekjeve është më i lartë. Prandaj, njerëzit duhet të jenë të gatshëm për mobilizim të ri", tha Prigozhin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.