Bota

"Thellësisht e shqetësuar", Zvicra i kërkon Izraelit të shfuqizojë ligjin e dënimit me vdekje kundër palestinezëve

“Ne u bëjmë thirrje të shfuqizojnë këtë ligj, të rikthejnë moratoriumin e kahershëm dhe të respektojnë detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha Ministria e Jashtme zvicerane.

Beyza Binnur Dönmez  | 31.03.2026 - Përdıtësım : 31.03.2026
"Thellësisht e shqetësuar", Zvicra i kërkon Izraelit të shfuqizojë ligjin e dënimit me vdekje kundër palestinezëve

Gjenevë

Zvicra shprehu të martën “shqetësim të thellë” për ligjin e miratuar në Izrael për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë dhe bëri thirrje për shfuqizimin e tij, transmeton Anadolu.

“Zvicra është thellësisht e shqetësuar nga miratimi i projektligjit për dënimin me vdekje në Izrael”, tha Ministria e Jashtme përmes rrjetit social amerikan X, duke theksuar se Berna e ka ngritur këtë çështje pranë autoriteteve izraelite.

“Ne u bëjmë thirrje të shfuqizojnë këtë ligj, të rikthejnë moratoriumin e kahershëm dhe të respektojnë detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Parlamenti i Izraelit (Knesset) e miratoi ligjin të hënën, duke e bërë dënimin me vdekje dënimin standard për palestinezët në Bregut Perëndimor të dënuar për sulme vdekjeprurëse ndaj izraelitëve.

Më shumë se 9.300 palestinezë, përfshirë 350 fëmijë dhe 66 gra, ndodhen aktualisht në burgjet izraelite, sipas organizatave për të drejtat e të burgosurve dhe Shërbimit të Burgjeve të Izraelit.

Raportet tregojnë se ata përballen me torturë, uri dhe neglizhencë mjekësore, të cilat kanë çuar në dhjetëra vdekje.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka ashpërsuar masat ndaj të burgosurve palestinezë në kuadër të fushatës së tij ushtarake në Rripin e Gazës, e cila ka shkaktuar mbi 72.000 të vdekur dhe 172.000 të plagosur, sipas autoriteteve lokale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın