Bota

Tetë palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza në 24 orët e fundit

Që nga fillimi i sulmeve në tetor 2023, numri i përgjithshëm i viktimave në Gaza ka arritur në 72.045, ndërsa numri i të plagosurve në 171.686

Mohamed Majed, Zeynep Hilal Duran  | 11.02.2026 - Përdıtësım : 11.02.2026
Tetë palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza në 24 orët e fundit

Gaza

Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tetë palestinezë, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite, pavarësisht armëpushimit, po i vazhdon sulmet në Gaza me arsyetime të ndryshme.

Sipas njoftimit të fundit të ministrisë mbi bilancin e viktimave në Gaza, që nga armëpushimi i shpallur më 10 tetor, 591 palestinezë janë vrarë dhe 1.578 të tjerë janë plagosur.

Që nga fillimi i sulmeve në tetor 2023, numri i përgjithshëm i viktimave në Gaza ka arritur në 72.045, ndërsa numri i të plagosurve në 171.686.

Po ashtu raportohet se në Rripin e Gazës, mijëra trupa ndodhen nën rrënoja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın