Bota

Tesla shënon rekord të të ardhurave në tremujorin e tretë

Të ardhurat neto të prodhuesit të automjeteve elektrike arrijnë në 1.62 miliardë dollarë ndërsa të ardhurat totale në 13.8 miliardë dollarë

Tuba Şahin  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 21.10.2021
Tesla shënon rekord të të ardhurave në tremujorin e tretë

Ankara

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Tesla arriti të ardhurat dhe fitimin më të mirë ndonjëherë në tremujorin e tretë të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të ardhurat neto të Tesla-s u rritën me 389 për qind në bazë vjetore në 1.62 miliardë dollarë në korrik-shtator të këtij viti, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Kompania regjistroi 13.8 miliardë dollarë të ardhura totale, 57 për qind më shumë në të njëjtën periudhë. Kjo i detyrohet rritjes së dërgesave të automjeteve dhe pjesëve të tjera të biznesit, thuhet më tej.

Fitimi bruto i kompanisë u rrit me 77 për qind në bazë vjetore në 3.7 miliardë dollarë në tremujorin e tretë.

Duke planifikuar të zgjerojë kapacitetin e saj prodhues sa më shpejt që të jetë e mundur, kompania tha se "gjatë një horizonti shumëvjeçar, ne presim të arrijmë një rritje mesatare vjetore prej 50 për qind në dërgesat e automjeteve", në varësi të kapacitetit të pajisjeve, efikasitetit operacional si dhe kapacitetit dhe stabilitetit të zinxhirit të furnizimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın