Turqia, Bota

"Terroristët e PKK-së luftuan në radhët e armenëve në Karabak"

Duke folur për një media që ndërlidhet me terroristët, anëtarja e lartë e organizatës terroriste PKK, Layika Gültekin, tha se ata morën pjesë në sulmet e fundit armene ndaj Azerbajxhanit

Ahmet Gençtürk  | 28.11.2020 - Përdıtësım : 29.11.2020
"Terroristët e PKK-së luftuan në radhët e armenëve në Karabak"

Ankara

Anëtarja e lartë e organizatës terroriste PKK, Layika Gültekin, ka konfirmuar se terroristët e PKK-së luftuan së bashku me ushtrinë armene në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për një media që ndërlidhet me terroristët, Gültekin tha se ata morën pjesë në sulmet e fundit armene ndaj Azerbajxhanit.

"Ne shkuam në Malësinë e Karabakut për të luftuar së bashku me ushtarët armenë. Ne gjithmonë do të jemi me armenët sa herë që ata të dëshirojnë të jemi atje", tha ajo.

Zyrtarët turq të sigurisë besojnë se grupi terrorist pret të fitojë pëlqimin e Armenisë për praninë e saj në veri të Irakut.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Malësia e Karabakut është një territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit. Ky territor u pushtua nga Armenia në vitin 1991 dhe që atëherë ka shkaktuar një përçarje të thellë me Azerbajxhanin fqinj.

Përplasjet e reja në shpërthyen më 27 shtator dhe përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia gjashtë javë më vonë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.