Tempulli Karnak, i cili hedh dritë mbi historinë egjiptiane, vizitohet nga mijëra turistë çdo vit
Kompleksi i tempullit, i cili ofron informacione të rëndësishme rreth historisë dhe mitologjisë egjiptiane, përmban kolona, statuja dhe sfinksa

Shkup
Tempulli i Karnakut i cili ndodhet 2.5 km në veri të qytetit Luxor, Egjipt, llogaritet si vendi më i madh i lashtë fetar në botë dhe është një muze në ajër të hapur që ndriçon historinë e faraonëve, raporton Anadolu.
Kompleksi i Tempullit të Karnakut, vendi i dytë më i vizituar i lashtë në Egjipt pas Piramidave të Gizës, u ndërtua përafërsisht 2.000 vjet më parë.
Kompleksi i tempullit, i cili ofron informacione të rëndësishme rreth historisë dhe mitologjisë egjiptiane, përmban kolona, statuja dhe sfinksa.
Tempulli i Luxorit u ndërtua gjithashtu në shekullin e 14-të para Krishtit në nder të Amon-Ra, më të madhit të perëndive egjiptiane.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.