Temperaturat e larta në Greqi, mbyllet përkohësisht Akropoli në Athinë
- Ndërsa temperatura arriti në 40 gradë Celsius, Akropoli u mbyll për vizita nga ora 13:00 deri në orën 17:00 sipas një vendimi nga autoriteti i antikiteteve të Athinës.

Athinë
ATHINË (AA) – Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Greqinë shkaktoi mbylljen e përkohshme të Akropolit në Athinë, vendit më ikonik historik të vendit, transmeton Anadolu.
Ndërsa temperatura arriti në 40 gradë Celsius, Akropoli u mbyll për vizita nga ora 13:00 deri në orën 17:00 sipas një vendimi nga autoriteti i antikiteteve të Athinës.
Ministria e Punës gjithashtu zgjati një ndalesë pune për punëtorët në ambient të hapur dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimit për pjesën më të madhe të vendit, përfshirë Greqinë veriore dhe qendrore si dhe shumë ishuj.
Vala e të nxehtit që filloi të hënën pritet të lehtësohet duke filluar nga e enjtja.