Bota

Televizioni shtetëror iranian tregon pamje nga droni i rrëzuar izraelit

Irani ka publikuar pamje të një mjeti ajror pa pilot të Izraelit (dron i armatosur) "Hermes 900" për të cilin thuhet se është rrëzuar në pjesën lindore të Isfahanit

Mustafa Deveci, Haydar Şahin  | 18.06.2025 - Përdıtësım : 18.06.2025
Televizioni shtetëror iranian tregon pamje nga droni i rrëzuar izraelit

Ankara

Irani ka publikuar pamje të një mjeti ajror pa pilot të Izraelit (dron i armatosur) "Hermes 900" për të cilin thuhet se është rrëzuar në pjesën lindore të Isfahanit, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror, njësitë e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një dron të armatosur izraelit në lindje të rajonit Isfahan.

Droni thuhet se është i llojit "Hermes 900" dhe se kishte 8 raketa të avancuara.

Në anën tjetër, ushtria izraelite përmes një deklarate konfirmoi rrëzimin e një droni në Iran. Në deklaratën e ushtrisë thuhet se një dron izraelit u shënjestrua me një raketë "tokë-ajër" në hapësirën ajrore iraniane gjatë natës.

Gjithashtu thuhet se droni i rrëzuar ka rënë brenda kufijve iranianë ndërsa mbrohet ideja se "nuk ka rrezik të rrjedhjes së informacionit" nga avioni.

Që nga fillimi i sulmeve të Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor, burimet iraniane njoftuan rrëzimin e 4 avionëve luftarakë izraelitë dhe të shumë dronëve të armatosur dhe të paarmatosur. Por, në lidhje me avionët për të cilët thuhet se janë rrëzuar nuk janë ndarë pamje.

- Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.

Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.

Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın