Telefonatë Erdoğan-Meloni: Të mos humbet "dritarja e mundësisë" për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës
Erdoğan ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për të kontribuuar “në çdo mënyrë të mundshme”, për të siguruar që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të përfundojë “me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Stamboll
Në një telefonatë, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni diskutuan lidhjet midis dy vendeve, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke, Erdoğan ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për të kontribuuar “në çdo mënyrë të mundshme”, duke përfshirë edhe organizimin e bisedimeve të paqes, për të siguruar që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të përfundojë “me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Duke nënvizuar “dritaren e mundësisë” për arritjen e paqes Rusi-Ukrainë, Erdoğan ka kërkuar që kjo dritare “të mos humbet”.
Erdoğan ka theksuar gjithashtu rëndësinë e intensifikimit të përpjekjeve për të arritur paqen.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
