Tel Aviv, për shkak të një sulmi të mundshëm izraelitët kërkojnë strehim në zona të sigurta
Për shkak të mundësisë së një sulmi dhe sirenave që bien, izraelitët qëndrojnë në pritje në zona të sigurta duke u strehuar në strehimore të ngritura në parkingjet e stacioneve të metrosë dhe qendrave tregtare

Tel Aviv
Përderisa sulmet e ndërsjella midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë për të 7-ën ditë, shenjat e luftës po bëhen më të dukshme në jetën e përditshme në Tel Aviv, raporton Anadolu.
Për shkak të mundësisë së një sulmi dhe sirenave që bien, izraelitët qëndrojnë në pritje në zona të sigurta duke u strehuar në strehimore të ngritura në parkingjet e stacioneve të metrosë dhe qendrave tregtare në të gjithë qytetin.
Ndërsa vija bregdetare e Tel Avivit, zakonisht e mbushur me njerëz, është kryesisht e boshatisur për shkak të sulmeve të mundshme dhe paralajmërimeve për siguri.
- Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.