Bota

Taxhikistan, arrestohen 9 persona lidhur me sulmin terrorist në Moskë

Punonjësit e Inteligjencës së Taxhikistanit arrestuan 9 persona banues në qytetin Vahdat lidhur me sulmin terrorist të kryer më 22 mars në sallën e koncerteve në Moskë

Bahtiyar Abdülkerimov  | 29.03.2024 - Përdıtësım : 29.03.2024
Taxhikistan, arrestohen 9 persona lidhur me sulmin terrorist në Moskë

Tashkent

Në Taxhikistan janë arrestuar 9 persona lidhur me sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Crocus City Hall" në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, transmeton Anadolu.

Në lajmin e shtypit të Taxhikistanit të cilin e bazon në njësitë e policisë, thuhet se punonjësit e Inteligjencës së Taxhikistanit arrestuan 9 persona banues në qytetin Vahdat lidhur me sulmin terrorist të kryer më 22 mars në sallën e koncerteve në Moskë. Pretendohet se këta persona kanë lidhje me organizatën terroriste DEASH.

Mediat vendase raportuan se oficerët e policisë së Taxhikistanit morën në pyetje me homologët e tyre rusë të afërmit e 4 shtetasve taxhikë në vend, të cilët u kapën pas sulmit.

- Sulmi terrorist në sallën e koncerteve në Moskë

Mbrëmjen e 22 marsit persona të armatosur kryen sulm terrorist në sallën e koncerteve "Crocus City Hall" në Moskë.

Në pamjet e ndara në mediat sociale, shihej se agresorët hapnin zjarr me armë automatike pa dallim ndaj të pranishmëve në sallë.

Numri i viktimave nga sulmi terrorist u rrit së fundmi në 144.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi arrestimin e 11 personave, përfshirë 4 terroristët që kryen sulmin.

Ndërkohë 8 nga të dyshuarit që u sollën para gjykatësit në Gjykatën e Qarkut Basmanniy në Moskë u arrestuan.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.