Tashkenti dhe Samarkandi, kryeqytetet zyrtare dhe historike të Uzbekistanit
Në dhomat e medreseve, ku njerëzit merrnin dije në të kaluarën, tani shiten artizanate, veshje dhe suvenire lokale
Tashkent/Samarkand
Samarkandi, historikisht kryeqyteti i shkencës, kulturës dhe artit në Uzbekistan, dhe Tashkenti, kryeqyteti zyrtar që kur vendi fitoi pavarësinë në vitin 1991, vazhdojnë të dallohen dhe të jenë qendra tërheqëse në shkencë, arsim dhe fe, raporton Anadolu.
Uzbekistani, i cili ra nën kontrollin e Rusisë Cariste në shekullin e 19-të, fitoi pavarësinë e tij në vitin 1991 me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
Me një popullsi prej mbi 37 milionë banorësh, Uzbekistani i është nënshtruar pushtimeve të shumta gjatë gjithë historisë së tij dhe gjithashtu ka qenë shtëpia e shumë khanateve të rëndësishme.

Uzbekistani, i cili ka 12 provinca, ka një popullsi kryesisht muslimane. Ekonomia e vendit bazohet kryesisht në minierat e pambukut, gazit dhe arit.
Tashkenti, kryeqyteti i Uzbekistanit që nga pavarësia e tij në vitin 1991, është i ndarë në dy pjesë: e vjetra dhe e reja. Më 26 prill 1966, një tërmet me magnitudë 8 goditi Tashkentin, duke shkatërruar 90 për qind të asaj që tani njihet si pjesa "e vjetër" e qytetit, me vetëm 10 për qind që kanë mbijetuar.
Medreseja Barak Khan, e vendosur brenda Kompleksit Hazreti Imam në pjesën e padëmtuar të qytetit, ngjall një ndjesi historie me strukturën e saj madhështore sapo hyn brenda.
Rëndësia e medreseve si qendra mësimi në të kaluarën
Në të kaluarën, këto dhoma të vogla, ku njerëzit merrnin dije dhe të cilat kishin dyer aq të ulëta sa njerëzit duhej të përkuleshin për të hyrë nga respekti për shkencën dhe fenë, tani strehojnë artizanate, veshje dhe suvenire uzbekeze.
Pranë Medresesë Barak Khan, në shesh, ndodhet Tyrbja e Ebu Bekr Muhamed Kaffal al-Shashi. Shashi njihet për rolin e tij të rëndësishëm në prezantimin e Islamit te fiset nomade.
Samarkandi, kryeqyteti i shkencës, kulturës dhe artit
E vendosur në zemër të Rrugës së Mëndafshit, Samerkandi u bë i famshëm si kryeqytet i shkencës, kulturës dhe artit gjatë mbretërimit të Emir Timurit dhe pasardhësve të tij.
Qyteti i dytë më i madh pas Tashkentit, Samerkandi, që do të thotë "qytet i pasur", përbëhet nga dy pjesë.

Pjesa e vjetër e qytetit quhet "Afrasiyab", një emër i përdorur në Samarkand për gjithçka, nga trenat dhe restorantet deri te hotelet dhe tregjet. Qyteti i vjetër i Samerkandit u shkatërrua në shekullin e 13-të si rezultat i sulmeve të Xhingis Hanit. Ndërtimi i Samerkandi rifilloi me ardhjen e Timurit në shekullin e 14-të.
Semerkandi, me medresetë e saj dhe Sheshin e famshëm Registan, i kthen vizitorët pas në kohë dhe frymëzon admirim për atë epokë me kulturën e saj të ruajtur.
Samerkandi ka shumë tyrbe dhe xhami
Presidenti Islam Karimov, i cili udhëhoqi Uzbekistanin që nga koha kur shpalli pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe më pas sundoi vendin për 27 vjet, ka një rëndësi të madhe për popullin uzbek.
Tyrbja e Karimovit, ndërtuar në vitet 2016-2017 me urdhër të Presidentit Uzbek Shavkat Mirziyoyev, përmban mbishkrime arabe dhe gdhendje të ndryshme.

Xhamia e Hazreti Hizrit njihet si xhamia e parë në rajonin e cila dominohej nga Zoroastrianizmi para përhapjes së Islamit.
Xhamia Bibi Khanum njihet për ndërtimin e saj nga Emir Timur, por ndërtimi i saj u mbikëqyr nga gruaja e tij, Bibi Khanum, e cila e emërtoi sipas saj. Bibi Khanum njihet gjithashtu si pasardhëse e Xhingis Khanit. Tyrbja e Emir Timurit në Samarkand përmban gjithashtu varret e shumë anëtarëve të familjes së tij.
Muslimanët vizitojnë shpesh Uzbekistanin sepse dijetari i madh i hadithit Imam Buhariu lindi në Buhara dhe vdiq në Samerkand. Tyrbja e Imam Buhariut ndodhet gjithashtu në Samarkand.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
