Bota

"Talebanët nuk kanë mundur ta ndalojnë rritjen e DEASH/K në Afganistan"

Përfaqësuesja speciale e OKB-së për Afganistanin, Lyons tha se talebanët nuk kanë mundur ta ndalojnë rritjen e organizatës terroriste DEASH/K, degën e DEASH-it në Afganistan

Betül Yürük  | 18.11.2021 - Përdıtësım : 18.11.2021
"Talebanët nuk kanë mundur ta ndalojnë rritjen e DEASH/K në Afganistan"

New York

Përfaqësuesja speciale e OKB-së për Afganistanin, Deborah Lyons tha se talebanët nuk kanë mundur ta ndalojnë rritjen e organizatës terroriste DEASH/K, degën e DEASH-it në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një informim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Lyons tha se "DEASH/K i cili më parë ishte i pranishëm në disa vende, tashmë është përhapur pothuajse në të gjitha rajonet dhe po bëhet gjithnjë e më aktiv".

Lyons tërhoqi vëmendjen se talebanët i kanë arrestuar në mënyrë të paligjshme ose i kanë vrarë të dyshuarit të cilët ka menduar se kanë lidhje me DEASH/K. Ajo shtoi se "talebanët nuk kanë mundur ta ndalojnë rritjen e DEASH/K në Afganistan".

Duke vënë në dukje se DEASH/K ka rritur sulmet e tij në Afganistan, Lyons theksoi se organizata e cila vitin e kaluar ndërmori rreth 60 sulme këtë vit ka kryer 334 sulme.

- "Nëse ekonomia afgane bie, do të rritet trafikimi i drogës, armëve dhe qenieve njerëzore"

Duke tërhequr vëmendjen se situata humanitare në Afganistan sa vjen e përkeqësohet, Lyons i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisë ndihmat humanitare.

Ajo paralajmëroi se nëse ekonomia në Afganistan bie, do të rritet trafikimi i drogës, armëve dhe qenieve njerëzore dhe se kjo situatë do të nxisë terrorizmin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın