Bota

Tajvani zhvillon stërvitje ushtarake mes "ndërhyrjeve ajrore të Kinës"

Në javët e fundit, Taipei është ankuar për avionët kinezë që fluturojnë përtej ngushticës së Tajvanit, duke pretenduar se është një shkelje e hapësirës ajrore

Riyaz Ul Khaliq  | 19.01.2021 - Përdıtësım : 19.01.2021
Tajvani zhvillon stërvitje ushtarake mes "ndërhyrjeve ajrore të Kinës"

Ankara

Tajvani zhvilloi stërvitje ushtarake që kishte për qëllim zmbrapsjen e një sulmi nga Kina, e cila pretendon se ishulli është një provincë e saj e shkëputur, raporton Anadolu Agency (AA).

"Brigada 584 e blinduar zhvilloi stërvitje me Batalionin e sapoformuar të Kombinuar të Armëve në veprim!", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes me hashtagun #ROCArmedForces dhe #Protectourcountry. 

Uebsajti tajvanez i lajmeve tha se ushtarët, gjatë stërvitjes së zhvilluar në Hukou Township të Hsinchu, "simuluan një sulm kinez në Aeroportin Ndërkombëtar Taoyuan përpara Vitit të Ri Hënor".

"Qëllimi i stërvitjes ishte për rritjen e aftësive të zjarrit të batalionit, aftësitë e mbikëqyrjes në fushën e betejës dhe aftësitë mbrojtëse", citoi uebsajti ushtrinë. "Ushtarët praktikuan shkatërrimin e armëve anti-forca të blinduara të armikut, koordinimin e sulmit ajror dhe manovrat sulmuese të automjeteve të blinduara", theksohet më tej.

Në javët e fundit, Taipei është ankuar për avionët kinezë që fluturojnë përtej ngushticës së Tajvanit, duke pretenduar se është një shkelje e hapësirës ajrore.

Ndërkohë, Washingtoni ka rritur mbështetjen për Tajvanin mes përkeqësimit të lidhjeve me Pekinin. Kjo përfshin shitjen e armëve, vizitat nga zyrtarë të rangut të lartë dhe dhënien fund të kufizimeve në shkëmbimet ndërmjet zyrtarëve të SHBA-së.

Pekini ka thënë se do të sanksionojë zyrtarët amerikanë "të cilët janë sjellë keq lidhur me çështjen e Tajvanit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın