Tajvani zbulon 30 avionë ushtarakë kinezë pranë ishullit
Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se zbuloi 28 fluturime të avionëve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA) që vepronin pranë Tajvanit
Stamboll
Tajvani tha të martën se ka gjurmuar 30 avionë ushtarakë kinezë dhe nëntë anije rreth ishullit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se zbuloi 28 fluturime të avionëve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA) që vepronin pranë Tajvanit.
Ajo shtoi se "21 nga 28 fluturimet kaluan vijën mesatare të Ngushticës së Tajvanit dhe hynë në zonën veriore, qendrore, jugperëndimore dhe lindore të identifikimit të mbrojtjes ajrore (ADIZ) të Tajvanit".
Forcat e armatosura tajvaneze "monitoruan situatën dhe reaguan në përputhje me rrethanat", shtoi deklarata, në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X.
Në një deklaratë më herët në mëngjes, ministria tha se kishte zbuluar gjithashtu dy avionë të PLA-së, tetë anije të Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLAN) dhe një anije zyrtare që vepronte rreth Tajvanit.
Nga Kina nuk ka patur reagim të menjëhershëm.
Kina e sheh Tajvanin si një "provincë të shkëputur", pavarësisht se Taipei qeveris veten që nga viti 1949. Pekini është zotuar të ribashkojë ishullin, përfshirë edhe me forcë nëse është e nevojshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
