Bota

Tajvani mirëpret vitin 2026 me spektakël fishekzjarresh

Pavarësisht shiut, qytetarët dolën në sheshe dhe morën pjesë në festimet e numërimit mbrapsht, ku performuan këngëtarë dhe u mbajtën aktivitete festive

Shpetim Hiseni  | 31.12.2025 - Përdıtësım : 01.01.2026
Tajvani mirëpret vitin 2026 me spektakël fishekzjarresh Foto: Daniel Ceng / AA

Tajpei

Tajvani mirëpriti vitin 2026 me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh të mërkurën mbrëma, duke mbledhur mijëra njerëz përreth kullës ikonë “Taipei 101” në kryeqytet, transmeton Anadolu.

Pavarësisht shiut, qytetarët dolën në sheshe dhe morën pjesë në festimet e numërimit mbrapsht, ku performuan këngëtarë dhe u mbajtën aktivitete festive.

Kulmin e festës e shënoi shfaqja madhështore e fishekzjarreve që ndriçoi qiellin mbi Taipei 101, duke shënuar hyrjen në vitin e ri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın