Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të armëpushimit
- Tensionet midis dy vendeve mbeten të larta, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Tajlandës dhe Kamboxhias.

Ankara
ANKARA (AA) - Tajlanda pretendon se Kamboxhia shkeli armëpushimin duke hapur zjarr në rajonin kufitar gjatë natës, transmeton Anadolu.
Tensionet midis dy vendeve mbeten të larta, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Tajlandës dhe Kamboxhias.
Sipas lajmeve të mediave kombëtare, Ministria e Punëve të Jashtme e Tajlandës akuzoi Kamboxhian për kryerjen e sulmeve përgjatë kufirit të diskutueshëm. "Kjo është shkelje e qartë e marrëveshjes së armëpushimit", tha ministria.
Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias mohoi akuzat për shkelje të armëpushimit.
Ministria bëri të ditur se akuzat janë të pabaza dhe se Kamboxhia po zbaton me përpikëri marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis udhëheqësve të dy vendeve.
- Tensionet kufitare midis Tajlandës dhe Kamboxhias
Tajlanda dhe Kamboxhia, të vendosura në Azinë Juglindore dhe të ndara nga një gardh kufitar prej 817 kilometrash, kanë një mosmarrëveshje territoriale prej kohësh.
Pas shkeljes së marrëveshjeje kufitare midis Tajlandës dhe Kamboxhias, më 28 maj në rajon u shënuan përleshje në periudhë të shkurtër dhe ushtritë e të dy vendeve ranë dakord ta zgjidhnin çështjen në mënyrë paqësore.
Pothuajse dy muaj më vonë, shpërthyen përleshjet përgjatë kufirit më 24 korrik, duke lënë të vdekur 32 persona nga të dy vendet.
Kryeministri kamboxhian Hun Manet dhe zëvendëskryeministri tajlandez Phumtham Wechayachai u takuan në kryeqytetin Kuala Lumpur, nën ndërmjetësimin e Malajzisë, për të diskutuar mbi tensionet në kufirin e tyre.
Kryeministri malajzian Anwar Ibrahim deklaroi se pas bisedimeve për armëpushim, palët ranë dakord për zbatimin e një armëpushimi "të menjëhershëm dhe pa kushte".