Tajfuni "Ragasa" shkakton përmbytje në Tajvan, 14 të vdekur dhe mbi 120 të zhdukur
Autoritetet kanë evakuuar më shumë se 3.000 persona nga qytezat Guangfu, Fenglin dhe Wanrong
Ankara
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 120 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni "Ragasa" shkaktoi përmbytje në Tajvan, transmeton Anadolu.
Reshjet e dendura të shiut të së martës shkaktuan përmbytje të liqenit Matai'an Creek, duke dërguar rrëke uji në Guangfu në qarkun Hualien, duke përmbytur rrugë dhe duke marrë me vete automjete, tha Agjencia Qendrore të Lajmeve. Pjesë të urës së lumit Matai’an janë përmbytur gjithashtu.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë 124 persona të zhdukur, ndërsa 18 të tjerë janë lënduar. Autoritetet kanë evakuuar më shumë se 3.000 persona nga qytezat Guangfu, Fenglin dhe Wanrong.
Zyrtarët e emergjencës paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet ndërsa vlerësimet vazhdojnë dhe banorët e zhdukur nuk janë gjetur.
Në Filipine, autoritetet konfirmuan dy vdekje të tjera dhe gjashtë persona të zhdukur nga supertajfuni "Ragasa", duke e çuar në tre numrin e vdekjeve në veri të Filipineve.
