Bota

Tërmet 5.9 ballë pranë brigjeve të ishullit Capri në Itali

Në deklaratë thuhet se për shkak të vendndodhjes relativisht të thellë, ndikimi i tërmetit në rajon ishte më pak i rëndë, por u ndje në të gjithë vendin

Barış Seçkin  | 10.03.2026 - Përdıtësım : 10.03.2026
Tërmet 5.9 ballë pranë brigjeve të ishullit Capri në Itali

Romë

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë goditi brigjet e ishullit Capri në Italinë perëndimore gjatë natës, transmeton Anadolu.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) deklaroi se tërmeti 5.9 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndodhi rreth orës 00:03 sipas kohës lokale në një thellësi prej 414 kilometrash në perëndim të Ishullit Capri.

Në deklaratë thuhet se për shkak të vendndodhjes relativisht të thellë, ndikimi i tërmetit në rajon ishte më pak i rëndë, por u ndje në të gjithë vendin.

Thuhet se kjo dridhje është një ngjarje e rrallë për këtë rajon gjeografik, që ndodh në një thellësi shumë më të madhe se tërmetet tipike të regjistruara në Itali.

Media italiane raportoi se nuk u raportuan viktima ose dëme të konsiderueshme materiale si rezultat i tërmetit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın