Të paktën 3 të vrarë dhe 91 të plagosur në sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj Izraelit
Rreth 300 izraelitë në zonën e Tel Avivit të Madh u evakuuan pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan, ndërsa 100 izraelitë u evakuuan në bashkinë Ramat Gan pranë Tel Avivit
Tel Aviv
Numri i të vdekurve nga sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj Izraelit është rritur në të paktën tre, me 91 të tjerë të plagosur, transmeton Anadolu.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, një grua që u plagos në valën e parë të sulmeve me raketa nga Irani, ndërroi jetë nga plagët e marra.
Dy izraelitë të tjerë që u plagosën në një sulm të mëvonshëm me raketa në Izraelin qendror gjithashtu janë shpallur të vdekur.
Numri i izraelitëve të plagosur në sulmet iraniane gjithashtu është rritur në 91, prej të cilëve 21 janë plagosur në valën e fundit të sulmeve me raketa, ndër të cilët tre janë në gjendje kritike ose serioze.
Channel 12 raportoi se rreth 300 izraelitë në zonën e Tel Avivit të Madh u evakuuan pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan, ndërsa 100 izraelitë u evakuuan në bashkinë Ramat Gan pranë Tel Avivit.
Sipas të përditshmes Haaretz, raketat iraniane shkatërruan plotësisht nëntë ndërtesa dhe shkaktuan dëme në qindra apartamente dhe automjete në Ramat Gan.
Lufta e mbrojtjes ajrore u pa edhe mbi kryeqytetin iranian Teheran pas sulmeve të rinovuara izraelite.
Në orët e para të së premtes, forcat izraelite sulmuan Iranin, duke goditur objekte bërthamore dhe raketore dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë. Irani u përgjigj me raketa balistike që shënjestronin disa zona në të gjithë Izraelin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
