Të paktën 19 persona të vdekur pasi rrëzohet një avion i Forcave Ajrore të Bangladeshit
Mbi 100 persona, përfshirë 70 studentë, pësuan djegie pasi një avion stërvitor goditi ndërtesën e Shkollës dhe Kolegjit Milestone në lagjen Uttara
Dhaka
Një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit u rrëzua në një kampus kolegji në kryeqytetin Dhaka, ku vdiqën të paktën 19 persona, sipas Shërbimeve të Zjarrfikësve, transmeton Anadolu.
Më shumë se 100 të tjerë pësuan lëndime nga djegiet, tha një zyrtar.
Shumica e viktimave ishin studentë dhe staf në kolegj, ndërsa piloti i vetmi që ndodhej në avion ishte gjithashtu midis të lënduarve, thanë autoritetet.
Qeveria e përkohshme ka shpallur gjendje zie të martën pas rrëzimit vdekjeprurës të avionit.
Avioni goditi ndërtesën e Shkollës dhe Kolegjit Milestone në lagjen Uttara, me pamje që tregonin tym të madh dhe zjarr që shpërthente nga vendi.
Sayedur Rahman, asistent special i kreut të qeverisë së përkohshme, konfirmoi viktimat, duke thënë se "100 deri në 150 persona", përfshirë 70 studentë, kishin pësuar lëndime nga djegiet dhe u shtruan në spitale në të gjithë kryeqytetin Dhaka.
Departamenti i medias i ushtrisë tha se avioni u ngrit në orën 13:06 sipas kohës lokale.
Në korrik 2018, dy pilotë të Forcave Ajrore të Bangladeshit u vranë kur një avion stërvitor u rrëzua në rajonin jugperëndimor Jessore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
