Tërmeti fatal në Mianmar, popullsia në qytetin Mandalay përballë pasojave katastrofike
Mianmari ishte skenë e një tërmeti me magnitudë 7,7 ballë më 28 mars, i cili çoi në viktima të shumta dhe dëmtime në infrastrukturë

Mandalay
Banorët në qytetin Mandalay të Mianmarit po përballen me pasojat e tmerrshme të tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7,7 që goditi pjesën qendrore të vendit në fund të muajit të kaluar, duke lënë gjurmë shkatërrimi në gjithë rajonin, raporton Anadolu.
Pamjet e kapura së fundmi tregojnë ndërtesa të dëmtuara dhe përpjekje të vazhdueshme për pastrimin e mbeturinave.
Mianmari ishte skenë e një tërmeti me magnitudë 7,7 ballë më 28 mars, i cili çoi në viktima të shumta dhe dëmtime në infrastrukturë.
Sipas autoriteteve, tërmeti ka marrë mbi 3.600 jetë dhe ka lënë shumë të lënduar dhe të zhdukur.