Tërmete të njëpasnjëshme godasin Filipinet jugore
- Tërmeti i fundit me magnitudë 5,9 pasoi të paktën tre të tjerë me magnitudë 5,3 dhe 5,1
Stamboll
Disa tërmete kanë goditur jugun e Filipineve, përfshirë një me magnitudë 5,9, transmeton Anadolu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti me magnitudë 5,9 u regjistrua në perëndim të komunës Sangay në pjesën jugore të Filipineve rreth orës 06:47 GMT.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas raporteve të fundit, nuk janë regjistruar dëme pas tërmetit.
USGS tha se tërmeti i fundit me magnitudë 5,9 pasoi të paktën tre të tjerë me magnitudë 5,3 dhe 5,1.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
