Bota

Tërmet me magnitudë 6,2 trondit rajonin Koshima në Japoni

Tërmeti goditi në një thellësi të ndërmjetme prej 70,6 kilometrash nën epiqendër në orën 21:16, me kohën lokale, pa paralajmërim për cunami

Islam Uddin  | 17.11.2024 - Përdıtësım : 18.11.2024
Tërmet me magnitudë 6,2 trondit rajonin Koshima në Japoni

Ankara

Një tërmet i fortë me magnitudë 6,2 ballë sipas shkallës Rihter tronditi rajonin Koshima të Japonisë sot, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, transmeton Anadolu.

Tërmeti goditi në një thellësi të ndërmjetme prej 70,6 kilometrash nën epiqendër në orën 21:16, me kohën lokale, sipas agjencisë, pa paralajmërim për cunami.

Sipas të dhënave paraprake sizmike, tërmeti me shumë gjasa është ndier nga shumë persona afër epiqendrës. Megjithatë, nuk raportohet për dëme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın