Tërmet i fuqishëm afër qytetit Novorossiysk në Rusi, nuk raportohen dëme
Një tërmet me magnitudë 4.8 u regjistrua në Novorossiysk dhe Anapa
Moskë
Një tërmet goditi rreth 30 kilometra nga qyteti portual jugor i Rusisë, Novorossiysk, të martën, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.
Kryebashkiaku i Novorossiysk, Andrey Kravchenko, tha në Telegram se tërmeti nuk shkaktoi dëme në infrastrukturë.
"Informacioni në lidhje me dridhjet nëntokësore është marrë nga Shërbimi i Unifikuar i Dispeçerëve të Detyrës nga qendrat e monitorimit," tha Kravchenko. "Dridhjet u regjistruan afërsisht 30 kilometra larg qytetit në një thellësi prej mbi 20 kilometrash. Nuk ka dëme në objektet e infrastrukturës".
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare raportoi se tërmeti kishte një magnitudë prej 4.8 ballësh.
Selia operative rajonale tha në Telegram se banorët i ndjenë dridhjet në Novorossiysk dhe qytetin e afërt të Anapas.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
