Bota

Të paktën 503 të vrarë dhe 5.700 të plagosur nga sulmet SHBA-Izrael në Teheran

Drejtori i Shërbimeve të Emergjencës së Provincës së Teheranit, tha se shumica e të vrarëve janë civilë, përfshirë 12 fëmijë të moshës midis dy muajsh dhe 12-vjeç

Lina Altawell  | 16.03.2026 - Përdıtësım : 17.03.2026
Të paktën 503 të vrarë dhe 5.700 të plagosur nga sulmet SHBA-Izrael në Teheran

Stamboll

Të paktën 503 persona janë vrarë dhe rreth 5.700 të tjerë janë plagosur në sulmet SHBA-Izrael në kryeqytetin iranian Teheran që nga fundi i muajit të kaluar, tha të hënën drejtori i Shërbimeve të Emergjencës së Provincës së Teheranit, transmeton Anadolu.

Mohammad Esmail Tavakoli tha për Agjencinë e Lajmeve ISNA se shumica e të vrarëve janë civilë, përfshirë 12 fëmijë të moshës midis dy muajsh dhe 12-vjeç.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet e përbashkëta ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani rreth 1.300 persona, përfshirë Udhëheqësin e atëhershëm Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın